Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Vushtrri, nën dyshimin për veprat penale “Organizim i skemave piramidale” dhe “Bixhoz i paligjshëm”.

Arrestimi është kryer gjatë paradites së 24 shtatorit.

Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit janë kapur në një lokal ku zhvillonin aktivitete të kundërligjshme të lojërave të fatit.

Gjatë kontrollit, si prova materiale janë sekuestruar: tre telefona, 525 euro para të gatshme, tiketa dhe dëshmi të tjera relevante.

Pas intervistimit, tre të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa rasti është iniciuar për procedura të mëtejshme ligjore.