Arrestohen tre persona pas ndeshjes Trepça – Vushtrria në Mitrovicë

Pas përfundimit të ndeshjes futbollistike ndërmjet KF Trepça dhe KF Vushtrria, në Mitrovicë të Jugut, ka ndodhur një incident ku disa tifozë, të dyshuar si pjesë e grupit “Torcida”, kanë sulmuar fizikisht një shtetas të Kosovës.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka arritur të identifikojë dhe arrestojë tre persona të dyshuar, të cilët janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtejme.

Gjatë kontrollit, tek njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe sekuestruar një shufër metalike, ndërsa tek një tjetër është gjetur një maskë fytyre.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është intervistuar në cilësinë e ankuesit. Po ashtu, janë intervistuar edhe tre të dyshuarit.

Pas procedurave hetimore, është iniciuar rasti penal “Sulm”. Dy prej të dyshuarve janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa njëri prej tyre, me urdhër të prokurorit, është ndaluar për 48 orë.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika