Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Pejë, nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”.

Sipas njoftimit të Policisë, më 23 korrik 2025, rreth orës 23:20, njësitë policore janë informuar për të shtëna me armë zjarri në një aheng në rrugën “Asllan Pushka” në Pejë.

Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku ka identifikuar dhe arrestuar personat e dyshuar.

Gjatë ndërhyrjes janë sekuestruar: Një pistoletë, një karikator, njëzet e dy fishekë, një gëzhojë.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit të Shtetit.