Arrestohen tre persona të dyshuar në Prishtinë, iu gjetën 53 qese me marihuanë

Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, pasi gjatë kontrollimit të tyre dhe banesës u janë gjetur 53 qese të mbushura me marihuanë me peshë 118.5 gramë, si dhe kanë sekuestruar tre telefona, 6 mijë e 500 euro, 50 funte dhe 210 franga

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar tre persona të dyshuar dhe gjatë kontrollimit të tyre u janë gjetur dhe konfiskuar 53 qese të mbushura me marihuanë, me peshë 118.5 gramë.

Tutje, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit te banesa e të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar tre telefona, 6 mijë e 500 euro, 50 funte dhe 210 franga.

“Janë arrestuar tre te dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollimit te të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar dy qese të vogla të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 2.9 gram, tre telefona si dhe para: 6500€, 50funta dhe 210 franga. Në konsultim me prokurorin kujdestar është bërë bastisje në banesën e të dyshuarve te cilën e kanë marrë me qira dhe gjatë bastisjes kanë hasur dhe konfiskuar: 51 qese të mbushura me substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 115.6 gram, një peshore digjitale, një foli, një grinder, një sasi e madhe me qese të zbrazëta”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika