Arrestohen tre persona të dyshuar për armë mbajtje pa leje në Skenderaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, të dyshuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ” Përdorim i armës” në Skenderaj.

Policia përmes një komunikate për media ka njoftuar se janë konfiskuar gjashtë armë, ku tri prej tyre janë pistoleta dhe tri pushkë gjuetie.

“Njësitet policore në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, në dy raste të ndryshme kanë konfiskuar armë. Pjesë e ndërveprimit operativ e hetimore ishin edhe bastisjet e shtëpive të personave të dyshuar, që ka rezultuar me gjetjen dhe konfiskimin e gjashtë armëve të zjarrit: tri pistoleta dhe tri pushkë gjuetie.

Në cilësi të të dyshuarve janë arrestuar tre persona, të cilëve me aktvendim të prokurorit të rastit u është caktuar masa e ndalimit policor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Policia njoftoi se ndaj të arrestuarve  janë iniciuar raste për veprën penale “Mbajtje në pronësi ,kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ” Përdorim i armës”.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika