Arrestohen tre persona të dyshuar përfshirë një i mitur për vjedhje të rënda në Prishtinë

Sektori i Hetimeve i Kryeqytetit ka arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprën penale “vjedhje e rëndë” në Prishtinë.

Sipas njoftimit zyrtar, të arrestuarit janë, E.P., 18 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës, E.H., 26 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës dhe  E.P., 16 vjeç, mashkull, shtetas i Kosovës.

Pas arrestimit, policia ka vazhduar me veprimet hetimore lidhur me rastin, ndërsa në koordinim me Prokurorin e Shtetit është marrë vendimi për ndalimin e të dyshuarve.

Të fundit nga rubrika