Arrestohen tre personat që sulmuan fizikisht Valon Sylën
Janë arrestuar tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla. Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një postim në rrjetin social Facebook. “Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin […]
Janë arrestuar tre persona të dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Kështu ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në një postim në rrjetin social Facebook.
“Pas një pune intensive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë, si dhe sundim të rendit dhe ligjit”, ka shkruar Sveçla.
Syla ishte sulmuar fizikisht nga tre persona të panjohur për të, derisa po shkonte nga një lokal në Prishtinë për në shtëpi, mbrëmjen e së martës.
Pas sulmit, gazetari dhe analisti politik, Valon Syla, ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe është liruar në shtëpi.
Ndërkaq, nuk dihen as motivet e këtij sulmi.
Por, Syla nëpërmjet një postimi në Facebook, ka pretenduar se sulmi ndaj tij mund të ketë lidhje me reagimet e tij për hoxhë Mazllam Mazllami dhe ngjarjeve në Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK).















