Arrestohen tre të dyshuar, ishin të shpallur në kërkim

Brenda 24-orëve të fundit, janë arrestuar tre të dyshuar të cilët ishin të shpallur në kërkim

Ilustrim

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se janë arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët ishin në kërkim.

Dje, më 19 mars, është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë  dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

“PKK. Vermicë 19.03.2024-12:30.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull shtetas i Shqipërisë  dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.

Në Prishtinë është arrestuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Prishtinë  19.03.2024-16:30.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull”, thuhet në raport.

Ndërsa, në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, është arrestuar një i dyshuar kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Rr. Hamz Jashari, Prishtinë 19.03.2024, 23:20.  Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar një mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në raport.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika