Arrestohen tre të dyshuar, sulmuan dy persona zyrtarë në raste të ndara

Në 24-orët e fundit në vendin tonë janë raportuar dy sulme ndaj personave zyrtar, në Lipjan dhe në Prizren. Ndërsa në Dragash është kërcënuar një zyrtar policor

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë sulmuar dy persona zyrtarë, në Lipjan dhe në Prizren.

Në Lipjan janë arrestuar dy të dyshuar pasi kanë sulmuar personin zyrtar, derisa nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Lipjan / 28.05.2024 – 08:00. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi të njëjtit kanë sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, në Prizren është arrestuar një i dyshuar sepse ka goditur zyrtarin policor me veturë.

Prizren / 28.05.2024 – 12:35. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti me veturë ka goditur zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor.

Ndërsa, në Dragash është kërcënuar një zyrtar policor, gjersa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

Dragash / 28.05.2024 – 11:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti ka kërcënuar zyrtarin policor viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika