Arrestohen tre zyrtarë të Federatës së Karatesë, dyshohet se keqpërdorën mbi 87 mijë euro

Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar tre zyrtarë të Federatës së Karatesë së Kosovës(FKK), të cilët dyshohet se kanë keqpërdorur mjete financiare të Ministrisë së Kulturës duke i shkaktuar dëm buxhetor në vlerë rreth 87 mijë e 463 euro.

Arrestimi i dy prej tyre ka ndodhur të enjten pas intervistimit me vendim të prokurorit ndërsa njëri është liruar në procedurë të rregullt.

“Drejtoria për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit kanë pranuar informatën që dyshohet se tre të dyshuar, zyrtarë në Federatën e Karatesë së Kosovës kanë keqpërdorur mjete financiare të Ministrisë së Kulturës duke shkaktuar dëm në buxhetin e Ministrisë në vlerë rreth 87.463 €. Lidhur me rastin janë arrestuar të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa dy të dyshuari tjerë janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika