G.Xh (17-vjeçar) është arrestuar pasi po kërkohej me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj si i dënuar me 3 vjet burgim për dhunim.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se të mërkurën rreth orës 15:30, në rrugën “Fatmir Ratkoceri” në Ferizaj, Policia Rajonale ka lokalizuar dhe arrestuar të kërkuarin.

“I arrestuari, G.Xh. (17 vjeç), ishte në kërkim në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, për veprën penale “Dhunim”, për të cilën ishte dënuar me tre (3) vite burgim”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se pas përfundimit të procedurave policore, ai është dërguar për vuajtjen e dënimit. /BetimipërDrejtësi