Arrestohet 19-vjeçari në Ferizaj, ishte i kërkuar për dhunim

19-vjeçari është arrestuar pasditen e së shtunës në Ferizaj. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore dhe tashmë është dërguar në vuajtje të dënimit

Është arrestuar një 19-vjeçar, A. V, në pikën kufitare në Glloboçicë, pasditen e së shtunës.

Përmes një njoftimi, Policia e Kosovës ka njoftuar se ai kërkohej për veprën penale “Dhunimi”.

“Sot, në orën 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj”, thuhej në njoftim.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika