Arrestohet 19-vjeçari në Prizren, ishte në kërkim policor

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari 19-vjeçar nga Prizreni, i cili ishte në kërkim plicor policor në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës njofton se është arrestuar i dyshuari 19-vjeçar nga Prizreni, i cili ishte në kërkim policor në bazë të urdhërarresteve të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prizren.

Të hënën e 12 qershorit, i dyshuari është arrestuar për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe është dërguar në burg për një vit e 15 ditë.

“Me datën dhe kohën e lartshënuar, familjarët kanë informuar se i kërkuari është në shtëpi dhe se do ta dorëzojnë në polici”, njofton Policia e Kosovës.

Tutje, policia njofton se patrullat policore nga Njësiti Reagues Kujdestar e kanë arrestuar personin e kërkuar, i cili fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren, më pas i njëjti është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Prizrenit për kontroll mjekësor.

“Pasi janë përfunduar proceduarat ligjore, i arrestuari është dërguar në burgun e Prishtinës në vuajtje të dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti burg e 15 ditë, për shkak të kryerjes së veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika