Arrestohet 19-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit, tentoi të kalonte kufirin drejt Italisë

Policia shqiptare ka njoftuar se është arrestuar 19-vjeçari nga Kosova në Portin e Durrësit, në Shqipëri, i cili ka tentuar të kalonte kufirin drejt Italisë

Foto: Top Channel

Të dielën e 8 janarit një 19-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Portin e Durrësit, pasi ka tentuar të kalonte kufirin drejt Italisë me dokumente të falsifikuara.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit kanë goditur një rast të tentativës për kalim të kufirit me dokumente të falsifikuara, dhe në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 19 vjeç, banues në Kosovë“, ka njoftuar policia.

Tutje, njoftohet se janë referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. D., 41 vjeç, pasi ishte shpallur në kërkim nga shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, për veprën penale “Përndjekja”, raporton Top Channel.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika