Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 22-vjeçar, i cili dyshohet për dhunim.

Sipas njoftimit, i dyshuari është shtetas i Kosovës, dhe se i njëjti është dërguar në qendrën e mbajtjes.

“Hetuesit nga Njësitet e Hetimeve të Përgjithshme të rajonit të Prishtinës, sot kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën dhunim. Puna e hetuesve policorë ka rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar dhe arrestimin e tij. Personi i dyshuar: E. B, mashkull 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.