Arrestohet 26-vjeçari në Prishtinë, dyshohet për falsifikim të parave
Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar të martën në Prishtinë nën dyshimin se i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave nga dy euro, që dyshohet se janë të falsifikuara. Në njoftim thuhet se paratë e falsifikuara janë gjetur në bagazhin e automjetit që po e drejtonte i dyshuari. “Sot me datë 17.10.2023, […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një 26-vjeçar të martën në Prishtinë nën dyshimin se i janë gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave nga dy euro, që dyshohet se janë të falsifikuara.
Në njoftim thuhet se paratë e falsifikuara janë gjetur në bagazhin e automjetit që po e drejtonte i dyshuari.
“Sot me datë 17.10.2023, Njësiti për Reagim të Shpejtë (NJRSH-Prishtinë) gjatë realizimit të detyrave policore në një pikë kontrolli në Prishtinë, ka ndaluar automjetin Audi A4 I cili po drejtohej nga personi A.B., m/k (viti I lindjes 1997), ku gjatë kontrollit në bagazh i është gjetur një sasi e konsiderueshme e monedhave metalike nga 2 €uro, për të cilat ekziston dyshimi i bazuar se janë të falsifikuara”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me urdhër të gjykatës është bërë kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar ku janë gjetur dhe sekuestruar 490 copë monedha nga 2 euro, në vlerë prej 980 eurove, vetura Audi A4 dhe dy telefona celularë.
“I dyshuari është intervistuar në prezencën e avokatit mbrojtës, ndërsa me aktvendim të Prokurorit të krimeve të rënda është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet tutje.















