Arrestohet 27-vjeçari nga Kosova, godet për vdekje një këmbësor në Rrugën e Kombit

I vdekur pas goditjes nga vetura mbeti një këmbësor rreth të 60-tave, identiteti i të cilit nuk dihet ende

Foto ilustruese

Një shofer nga Kosova është arrestuar në Kukës pasi ka goditur një person me veturë, i cili mbeti i vdekur.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në autostradën “Milot-Morinë”.

Viktimë nga kjo ngjarje mbeti një këmbësor rreth të 60-tave, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

“Shërbimet e Njësisë së Sigurisë Rrugore në autostradën ‘Milot-Morinë, arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Prishtinë, pasi rreth orës 21:30, të datës 14.05.2024, në fshatin Gjegjan, me automjetin që drejtonte, ka përplasur një shtetas ende të paidentifikuar, këmbësor, rreth 60 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në vendngjarje. Vijon puna për identifikimin e këtij shtetasi. Materialet  procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, tha policia në një njoftim për mediat./Tvklan

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika