Arrestohet 30-vjeçari në fshatin Shkabaj për shitblerje të narkotikëve

Ilustrim

Të hënën e 19 dhjetorit, Policia e Kosovës ka njoftuar se Njësia Policore nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik Prishtinë, pas një pune operativo hetimore në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë më saktësisht në fshatin Shkabaj, ka ndaluar veturën e tipit Golf V ngjyrë hiri të cilën e drejtonte personi F.M (mashkull kosovar) dhe pasagjer ishte M.H (mashkull kosovar).

Njoftohet se gjatë kontrollit tek drejtuesi i automjetit në trupin e tij është gjetur një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3.0 gram, ndërsa tek pasagjeri nuk është gjetur diçka e dyshuar, të njëjtit janë shoqëruar për intervistim.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, kurse me urdhër të GJ.P.P është kryer bastisje tek shtëpia e të dyshuarit F.M”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Në cilësi të provave materiale janë gjetur dhe konfiskuar katër qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë të përgjithshme prej 3 mijë 115 gram, një qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokainë me peshë 22.9 gram, dy peshore digjitale.

Po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar një shiringë e mbushur me vaj kanabisi, gjashtë copë fishek te armës te kalibrit nn, para të gatshme në vlerë 350 euro, një telefon i tipit Iphone 13 dhe një veturë e tipit Golf V.

“Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari F.M pas intervistimit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet nga DHTN Prishtinë”.

Mes tjerash thuhet se Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në parandalimin e të gjitha dukurive negative dhe veprave penale në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika