Arrestohet 31-vjeçari në Gjakovë për armëmbajtje pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 31-vjeçarin në fshatin Janosh në komunën e Gjakovës, i cili dyshohet se ka shtënë me armë zjarri që e kishte në posedim të paautorizuar

Fotoilustrim

Të martën e 27 dhjetorit Policia e Kosovës ka njoftuar se Stacioni Policor në Gjakovë përmes linjës telefonike 192 ka pranuar informatë për të shtëna me armë zjarri në fshatin Janosh në komunën e Gjakovës.

“Njësitet patrulluese nga Stacioni Policorë në Gjakovë, menjëherë iu janë përgjigjur rastit dhe kanë arritur të arrestojnë të dyshuarin P.K., mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1991 i cili dyshohet se kishte shtënë me armë zjarri në një aheng familjar me armën e tij që e kishte në posedim të paautorizuar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Në cilësinë e provave materiale është konfiskuar një pistoletë e tipit SIG Sauer me një karikator dhe dy gëzhoja të kalibrit 9mm”.

Tutje njoftohet se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, me vendimin e të cilit personi i dyshuar, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.

Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika