Arrestohet 35-vjeçari nga Kosova që transportonte 31 emigrantë në Shqipëri

Policia e Shtetit në Shqipëri njofton se në Mirditë është arrestuar 35-vjeçari nga Kosova, i cili transportonte 31 emigrantë, kundrejt 900 eurove për person, për ta kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme

Pamje nga operacioni policor. Foto: Policia e Shtetit

Të premten e 26 gushtit, Policia e Shtetit në Shqipëri ka njoftuar se në Mirditë është arrestuar 35-vjeçari nga Kosova, i cili transportonte 31 emigrantë, kundrejt 900 eurove për person, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Policia njofton se drejtuesi i furgonit kishte me vete edhe një sasi të vogël, lëndë të dyshuar narkotike “cannabis sattiva”.

“Në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, në bazë edhe të informacioneve të marra në rrugë operative se një shtetas po transportonte në mënyrë të kundërligjshme emigrantë me automjet, Njësia e Policisë Rrugore për Sigurinë e Autostradës “Milot – Morinë”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Lezhë, kanë organizuar menjëherë punën duke finalizuar operacionin policor të koduar ‘Rruga e gabuar'”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Policia e Shtetit ka shtuar se në autostradën “Milot – Morinë”, shërbimet e Policisë kanë identifikuar dhe ndaluar automjetin furgon, me drejtues shtetasin S. O., 35 vjeç, banues në Kosovë, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Pas kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 31 emigrantë nga vendet MENA, të cilët 35-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës 900 euro për person.

Policia e Shtetit ka përfunduar duke thënë se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika