Arrestohet 43-vjeçari, kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e tre shkurtit është arrestuar një person (Xh.S) i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar. PK ka njoftuar se të enjten ishte kapur i dyshuari, që ishte i dënuar me dhjetë vjet burgim. Një kapje e tillë ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën “UÇK” në […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se të premten e tre shkurtit është arrestuar një person (Xh.S) i cili po kërkohej me urdhërarrest ndërkombëtar.
PK ka njoftuar se të enjten ishte kapur i dyshuari, që ishte i dënuar me dhjetë vjet burgim.
Një kapje e tillë ka ndodhur në orët e pasdites në rrugën “UÇK” në Prishtinë, rasti pas arrestimin u procedua në përputhje me urdhërarrestin ndërkombëtar.
“Në këtë drejtim veprimet operative të ndërmarra në funksion të angazhimit policor, të enjten kanë rezultuar me kapjen e të dyshuarit, të dënuar me dhjetë vjet burgim, dhe i Arrestohet i kërkuari me urdhër arrest ndërkombëtar. Operacioni u krye në orët e pasdites së djeshme, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, me ç’ rast u arrestua dhe u procedua më tej në përputhje me urdhërarrestin ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia e Rajonit të Prishtinës ka theksuar se po vijon punën me qëllim që të kapen personat e implikuar në raste kriminale, veçmas ata të cilët janë dënuar me vendim gjykate si dhe janë shpallur në kërkim në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.















