Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për së paku tetë raste të vjedhjeve dhe vjedhjeve të rënda në kryeqytet.
Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi është rezultat i një pune të gjatë hetimore dhe operacionale nga Sektori i Hetimeve i Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit.
I dyshuari është identifikuar si B.C., mashkull 52-vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Me vendim të prokurorit të shtetit, ai është dërguar në mbajtje, ndërsa hetuesit po vazhdojnë me veprimet e tjera hetimore dhe procedurale lidhur me rastin.