Arrestohet 62-vjeçari në Shtime, i konfiskohet një armë zjarri pa leje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 62-vjeçar në Shtime për veprën penale "Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve"

Fotoilustrim

Policia e Kosovës ka pranuar një informacion se në rrugën “Shote Galica” në Shtime një person posedon armë zjarri në shtëpinë e tij.

“Policia i ka marrë veprimet e nevojshme dhe nën autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, kanë shkuar në shtëpinë e personit të dyshuar B.M (M/K) i moshës 62 vjeçar, i cili ka pranuar se posedon një armë zjarri, të cilën më pas policia e ka konfiskuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Tutje Policia ka njoftuar se i dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtime.

Pas intervistimit nga hetuesit policor, me vendim të prokurorit, i njëjti është liruar për procedurë të rregullt hetimore.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika