Arrestohet 73 vjeçari në Gjakovë, ishte i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata

Policia e Kosovës ka bërë me dije se është arretuar 73 vjeçari, në Gjakovë, i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka bërë me dije se është arretuar 73 vjeçari, në Gjakovë, i kërkuar me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit.

“Stacioni Policor në Gjakovë, pas mbledhjes së informatave përmes rrugëve operative dhe hetimore lidhur me vendndodhjen e personit K. M., i lindur në vitin 1950, shtetas i Republikës së Kosovës, i kërkuar me Urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata për veprën penale kultivimi i bimës së hashishit, shkurrës së kokainës ose bimëve të kanabisit, sot me datën 13.03.2023 është arritur të bëhet arrestimi i tij”, njofton Policia e Kosovës.

Pas kompletimit të dokumentacionit i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit prej një 1 vit e gjashtë muaj​ në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë mbetet e përkushtuar në arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika