Arrestohet administratori i grupit denigrues “Albkings” në “Telegram”, reagon Haxhiu

"Mirëpres arrestimin e administratorit të grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë 'Albkings'. Ky grup numëronte rreth 100 mijë përdorues të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje, abuzim ndaj vajzave dhe grave"

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Gjatë së mërkurës është njoftuar se është arrestuar njëri nga administratorët e grupit “Albkings”  – që ishte një grup prej afro 200,000 personash në platformën Telegram, ku privatësia e vajzave cenohej dhe denigrohej në mënyrë të tmerrshme, ky grup ishte mbyllur muajin e kaluar.

Për këtë ka reaguar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila e ka mirëpritur këtë arrestim.

“Mirëpres arrestimin e administratorit të grupit më denigrues që ka ekzistuar ndonjëherë ‘Albkings’. Ky grup numëronte rreth 100 mijë përdorues të cilët e shfrytëzonin si platformë për denigrim, shantazh, kërcënim, shpifje, abuzim ndaj vajzave dhe grave. Në këtë grup në vazhdimësi janë shpërndarë fotografi dhe video të vajzave dhe grave, duke përfshirë vajza të mitura”, ka shkruar Haxhiu.

Haxhiu ka thënë se dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar.

“Dëmi emocional dhe dhuna psikologjike e shkaktuar nga ky grup duhet dënuar sikurse edhe kërcënimet e shantazhet, denigrimet apo abuzimet nga këta persona. Uroj që ky rast të vazhdojë të trajtohet me seriozitet pasi që kemi shumë raste që pas ndarjes së paligjshme të fotografive apo videove private, shumë vajza dhe gra kanë bërë vetëvrasje. Secili nga personat duhet të përgjigjet para drejtësisë. E vlerësoj punën e policisë dhe prokurorisë deri më tani”, ka shtuar Haxhiu.

Në këtë grup, përveç publikimit të imazheve të vajzave mbi 18 vjeç pa lejen e tyre, gjinia mashkullore publikonte edhe imazhe gjatë akteve seksuale me to, ku vërehej se në shumicën e rasteve ato filmoheshin pa dijeninë e tyre.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika