Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë, pasi dyshohet se ka kanosur gjyqtarin që po e gjykonte djalin e tij gjatë një seance gjyqësore.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 17 nëntor 2025, rreth orës 14:32, në rrugën “Tahir Zemaj”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë seancës gjyqësore kishte kanosur gjyqtarin që po e gjykonte djalin e tij”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.