Arrestohet bosi më i madh i drogës në Itali, Matteo Denaro

Është arrestuar Matteo Messina Denaro, i dyshuar si bos i mafies "Cosa Nostra" në Sicili, i cili ishte në arrati për më shumë se tri dekada

Studio Camera di Lannino/REX

Policia e Italisë, të hënën, ka arrestuar bosin më të madh të drogës në këtë vend, Matteo Messina Denaro, i cili ishte në arrati për më shumë se 30 vjet.

Denaro u arrestua në Palermo, ndërsa është i dënuar në mungesë me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e prokurorëve antimafia, raporton Reuters.

Po ashtu, ai përballet me një dënim të përjetshëm për rolin e tij në sulmet me bomba në Firence, Romë dhe Milano.

Siç raporton Reuters, në shtator të vitit 2022, ai ishte ende në gjendje të lëshonte komanda në lidhje me mënyrën se si drejtohej mafia në zonën përreth qytetit perëndimor sicilian të Trapanit, bastioni i tij rajonal, pavarësisht zhdukjes së tij prej kohësh.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika