Arrestohet Danijel Vasiljeviq për shkak të shkrimeve në rrjetet sociale kundër kryetarit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq

Danijel Goran Vasiljeviq është arrestuar për motive politike kanë thënë për Portalin Dukagjini, avokati mbrojtës dhe babai i tij. Sipas tyre, arrestimi i Vasiljeviq-it ka ndodhur për një postim në Facebook, ku ka tallur kryetarin e Shtërpcës, Dalibor Jevtiq

Danijel Vasiljevic

“Danijel Vasiljeviqi ka pasur ftesë nga Policia e Kosovës edhe për veprat ngacmi dhe kanosje ndaj kryetarit të Komunës së Shtërpcës”, ka thënë avokati i të dyshuarit, Danijel Vasiljeviq, Mentor Neziri.

Sipas Nezirit, nuk ka pasur asnjë kanosje direkete por, ”ka pasur një postim në rrjetet sociale, që më shumë ka qenë një postim shakaje sesa që ka qenë kërcënim apo të ketë pasur ndonjë prapavijë personale ndaj kryetarit të Komunës së Shtërpcës, Dalibor Jevtiq ose vajzës së  tij”.

Avokati i të arrestuarit ka folur për Portalin Dukagjini, në lidhje me mundësin që Vasiljeviq të ketë hyrë në grevë urie, pasi që edhe familja e tij ka thënë se klienti i tij është arrestuar padrejtësisht për shkak të ”presioneve politike, sidomos të kryetarit të qytetit të Shtërpcës, Dalibor Jevtiq, dhe është duke u konsideruar se është kryekëput burgim politik, që nuk ka të bëjë asgjë me kushte ligjore me të cilat caktohet paraburgimi”.

Më tej ai ka treguar se familjaret e të arrestuarit kanë paralajmëruar se nëse birit të tyre i caktohet masa e paraburgimit, ata do të hyjnë në grevë urie dhe do t’i prezantojnë qëndrimet e tyre para mediave.

Avokati Neziri ka treguar se i arrestuari është në mbajtje në stacionin e policisë në Ferizaj.

“Në mënyrë absolute nuk ekziston asnjë arsye ligjore në të cilën bazohet arrestimi i tij, lere më t’i caktohet ndonjë mas e paraburgimit”, ka shtuar ai.

Sipas avokatit mbrojtës, klieni i tij në mënyrë vullnetare është paraqitur në stacionin e policisë.

Ndërsa, Goran Vasiljeviq i cili është babai i Danijel-it, ka thënë për Portalin Dukagjini, se i biri tij është arrestuar pasi nuk e përkrah Listën Serbe.

Ai është shprehur se ky është një arrestim politik, ku kryetari i Shtërpcës, Dalibor Jevtiq e ka akuzuar atë për kërcënime, ndërsa policia e ka arrestuar pa pasur ndonjë provë konkrete.

Sipas të atit të të arrestuarit, ata po përdorin lidhjet e tyre në polici dhe në prokurori për të mbajtur djalin e tij në paraburgim.

Ai bëri të ditur se “nëse djalit të tij, të mërkurën i vazhdohet masa e paraburgimit pa asnjë provë, ai dhe familja e tij do të hyjnë në një grevë urie para Prokurorisë Themelore në Ferizaj”.

Gjithashtu, Goran Vasiljeviq ka theksuar se Lista Serbe në Shtërpc, në krye me kryetarin e kësaj komune, është duke e terrorizuar familjen e tij.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika