Arrestohet djali i zëvendësministrit të Kurtit nga policia serbe

"Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëheri djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë"

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla, ka bërë të ditur se është arrestuar nga policia serbe, Nikolla Radimiroviq, drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëherësh djali i zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Radoica Radomiroviq.

Sveçla ka thënë se ai është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë, duke theksuar se Radimiroviq së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen se ai  është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës së bashku me babain e tij.

“Drejtori i Administratës në Komunën e Leposaviqit njëheri djali i Zëvendësministrit të Ministrisë për Kthim dhe Komunitete Nikolla Radimiroviq, është arrestuar sot nga policia e Serbisë dhe është dërguar në stacionin e policisë serbe në Rashkë. Ai së bashku me të fejuarën e tij po mbahen të arrestuar për arsyen e vetme se Nikolla është pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe se së bashku me babain e tij në vazhdimësi i kanë rezistuar presionit të Beogradit dhe bandave të tyre.

Ky arrestim i padrejtë është edhe një dëshmi e qasjes destruktive e destabilizuese të qeverisë së Serbisë dhe hakmarrje pas suksesit të Kosoves të arritur dje dhe dështimit të tyre për të ndalur vendimin që Kosova të jetë nikoqire e lojërave mesdhetare 2030”, ka shkruar Svecçla në Facebook.

Svela ka kërkuar nga Beogradi zyrtar lirimin e menjëhershëm të Radomiroviqit.

“Kërkojmë nga Beogradi që urgjentisht të lirojë Drejtorin Radimiroviq dhe të fejuarën e tij dhe të ndalojë presionet e aktet e jashtëligjshme ndaj shtetasve të Kosovës, veçanërisht ndaj atyre të etnisë serbe të cilët janë lojal ndaj shtetit të tyre, Republikës së Kosovës, e në shërbim të të gjithë qytetarëve të saj”. Ka shtuat Sveçla.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika