Arrestohet dy të dyshuar për fajde në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” në Prizren. Në komunikatën për media bëhet e ditur se tek të dyshuarit me iniciale B.K dhe F.K, i janë sekuestruar një pushkë ajrore, 42 fishekë dhe një fishekë i panjohur si dhe dy vetura që dyshohet të kenë […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale “Fajde” në Prizren.
Në komunikatën për media bëhet e ditur se tek të dyshuarit me iniciale B.K dhe F.K, i janë sekuestruar një pushkë ajrore, 42 fishekë dhe një fishekë i panjohur si dhe dy vetura që dyshohet të kenë lidhje me rastin.
Sipas Policisë, dy të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit 48-orë.
“Sektori Rajonal i Hetimeve të Drejtorisë Rajonale në Prizren së bashku me Drejtorin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot me datë 26.03.2025 si rezultat i ndërmarrjes se veprimeve operative e hetimore ka realizuar operacionit policor për arrestimin e personave të dyshuar F.K. viti i lindjes 1996, mashkull kosovar dhe B.K. viti i lindje 1974, mashkull kosovar me dyshimin se të njëjtit kanë qenë të përfshirë në veprën penale ‘’Fajde” nga neni 331 i KPRK-së.
Gjatë operacionit policor në automjetin e njërit nga të dyshuarit është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri pistoletë e llojit PIETRO BERETTA GARDONE dhe 13 fishekë. Po ashtu janë kontrolluar shtëpitë dhe objektet e tjera përcjellëse e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme në Prizren, me ç ‘rast janë gjetur dhe sekuestruar dhe një pushkë ajrore e model N-01 S, 42 fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe një fishekë i kalibrit të panjohur si dhe dy automjete që dyshohet të kenë lidhje me rastin.
Ndaj të dyshuarve pas intervistimit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.















