Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një grua, si punonjëse e një kompanie private të sigurimeve në Prishtinë, nën dyshimin se gjatë ushtrimi të detyrës kundërligjshëm kishte fituar dhjetëra mijëra euro.

Sipas raportit të PK-së thuhet se me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Më 28.09.2024 është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në cilësinë e zyrtares në një kompani private të sigurimit, gjatë ushtrimit të detyrës kishte përfituar kundërligjshëm një shumë prej dhjetëra mijë €uro. Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të PK-së.