Arrestohet e dyshuara, që ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri

Gjatë deklarimit, ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave të cilët nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rugovë të Pejës, për dyshimin se e njëjta ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri.

Rasti raportohet të ketë ndodhur më 20 maj të vitit 2023.

Gjatë deklarimit, ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave të cilët nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë.

Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Rasti është cilësuar si “armëmbajtje pa leje”.

Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi ajo ishte parë në rrjete sociale duke shtënë me armë zjarri. Gjatë deklarimit ajo ka thënë se arma ka qenë e dy personave meshkuj të cilët ajo nuk i njeh dhe nuk i ka takuar më nga ajo ditë. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Një rast i njëjtë ka ndodhur edhe në Prizren.

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi është parë në rrjete sociale duke manovruar me armë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai është parë në rrjete sociale duk manovruar me armë. I dyshuari me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika