Arrestohet edhe një person për zjarrin në Gjykatën në Kaçanik

"Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë"

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se kanë arrestuar edhe një person si i dyshuar për zjarrvenie në objektin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, dega në Kaçanik.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, duke theksuar se i dyshuari është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit.

“Me datën 15.03.2024 hetuesit policorë të Sektorit Rajonal të Hetimeve në bashkëpunim me policët e stacionit të Kaçanikut dhe në mbështetje të Njësisë së Reagimit të Shpejtë pasi kanë arrestuar tre personat e dyshuar për veprën penale ‘Zjarrvënie’ në objektin e Gjykatës Themelore, dega në Kaçanik, janë vënë në kërkim edhe të personit të katërt E.R (M/K) i moshës 29 vjeçar.

Në orën 20:00 i dyshuari E.R është ndaluar e më pas është arrestuar në pikën kufitare Hani Elezit dhe është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve, i cili në prani të avokatit mbrojtës është intervistuar nga hetuesit policorë, ndërsa me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura tjera hetimore”, ka njoftuar Veseli.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika