Arrestohet Faruk Mujka i dyshuar për korrupsion
Është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, nën dyshimet për korrupsion. Siç raporton Betimi për Drejtësi, Mujka është arrestuar nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës. Gjersa komuna e Mitrovicës udhëhiqej nga kryetari Agim Bahtiri, Mujka shërbente në cilësinë e nënkryetarit dhe atë të kryetarit të […]
Është arrestuar kryeshefi ekzekutiv i Bordit të Ndërmarrjes Hidroekonomike “Ibër-Lepenci”, Faruk Mujka, nën dyshimet për korrupsion.
Siç raporton Betimi për Drejtësi, Mujka është arrestuar nën dyshimin për korrupsion, derisa ishte nënkryetar i komunës së Mitrovicës.
Gjersa komuna e Mitrovicës udhëhiqej nga kryetari Agim Bahtiri, Mujka shërbente në cilësinë e nënkryetarit dhe atë të kryetarit të LVV-së në qendrën e Mitrovicës.















