Arrestohet gjakovari që kishte fshehur kokainën në oborrin e shtëpisë së tij

Në Gjakovë, është arrestuar një person i cili ka fshehur substanca narkotike të llojit kokainë, në oborrin e shtëpisë së tij me metoda të ndryshme të fshehjes

Të dielën, një person është arrestuar në Gjakovë, pasi, i njëjti, në oborrin e shtëpisë së tij kishte fshehur substanca narkotike.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se nga të dhënat policore personi i dyshuar ka qenë i arrestuar edhe më 3 mars të këtij viti nga Policia e Kosovës.

“Në vazhdën e hetimeve nga autoritetet e antidrogës më datë 30.04.2022, në ora 23:10 me urdhër nga organet kompetente të drejtësisë në Gjakovë, Policia e Kosovës ka realizuar një operacion bastisje në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e të dyshuarit të lartcekur dhe ka zbuluar se i dyshuari në vende të ndryshme, përmes metodave të ndryshme ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë, e cila dyshohet se përdorej kryesisht për shitje apo konsum të brendshëm”, thuhet në njoftim.

Policia e Kosovës duke realizuar operacionin në shtëpinë e tij, ka hasur se, i njëjti, nëpërmjet metodave të ndryshme, ishte duke fshehur substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë.

Në gilinderat e oborrit janë gjetur të kapur me magnet një paketim i plastikës, i cili shërben për paketimin e vitaminave, dhe brenda saj janë gjetur 4 doza të mbushura me substancë narkotike.

Po ashtu, brenda oborrit të tij, përkatësisht, brenda ullukut që shërben për shkarkimin e ujërave atmosferik në shtëpinë e tij, janë gjetur 6 paketime plastike që shërbejnë për paketimin e magnesiumit dhe brenda të cilave kishte 225 doza substancë të dyshuar narkotike.

Gjithashtu nga i dyshuari janë konfiskuar një veturë, një telefon dhe para kesh.

Lidhur me këtë rast, është njoftuar prokurori kompetent dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

Ndërsa, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se me njësitet e saj të antidrogës në bashkëpunim me organet e drejtësisë po vazhdojnë punën përmes operacioneve aktive, në funksion të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së abuzimit dhe trafikimit me droga dhe ndërmarrjen e masave ligjore ndaj të gjithë personave të përfshirë në vepra të tilla penale.

Shija e redaktorit

Ekspozita “Ngjyrat e Lirisë” hapet në Prishtinë, arti në shërbim...

Platforma qytetare “Liria ka Emër” ka hapur sot në FLORI Gallery, në Prishtina Mall, ekspozitën “Ngjyrat e Lirisë”, një aktivitet artistik kushtuar luftës së...

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

Të fundit nga rubrika