Arrestohet i dënuari me 10 muaj burgim për narkotikë

Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Prizren një person të kërkuar, i cili ishte dënuar me 10 muaj burg efektiv për veprën penale të lidhur me narkotikë.

Sipas njoftimit, njësiti për realizimin e urdhëresave i Stacionit Policor në Prizren, pas veprimeve operative-hetimore, ka lokalizuar dhe arrestuar të dyshuarin Xh.K., mashkull nga Prizreni. Ai ishte në kërkim pasi ndaj tij ekzistonte një vendim i plotfuqishëm i Gjykatës Themelore të Prizrenit, me të cilin ishte dënuar me 10 muaj burg.

I arrestuari është shpallur fajtor për veprën penale “Shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve”, sipas nenit 275 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Pas arrestimit, Xh.K. fillimisht është dërguar në Stacionin Policor në Prizren, ndërsa më pas është transferuar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika