Arrestohet i dyshuari në Ferizaj, i sekuestrohen mbi 58 gram substancë narkotike

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Ferizaj për posedim të substancave narkotike, pas një operacioni të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Sipas njoftimit, pas dyshimeve të bazuara se i dyshuari posedonte substanca narkotike, njësitë policore kanë ndërmarrë veprime operative dhe kanë kryer kontroll ndaj tij dhe banesës së tij, me autorizim të prokurorit kompetent.

Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale prej 58.04 gramësh, me vlerë të përafërt në treg rreth 600 deri 700 euro. Po ashtu, policia ka konfiskuar një telefon mobil dhe 730 euro para të gatshme në kartëmonedha.

Pas intervistimit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë me vendim të prokurorit, ndërsa rasti po hetohet më tej nga autoritetet kompetente.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika