Arrestohet i dyshuari në Gjakovë, i konfiskohen dy armë dhe municion

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një rast kanosje në Gjakovë, është arrestuar një person i dyshuar, të cilit i janë konfiskuar dy armë dhe municion

Policia e Kosovës (ilustrim)

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një rast kanosje në Gjakovë, është arrestuar një person i dyshuar, të cilit i janë konfiskuar dy armë dhe municion.

“Me datën 16.03.2023, Stacioni Policor në Gjakovë i është përgjigjur një rasti ‘kanosje’ të raportuar në fshatin Damjan-Gjakovë. Zyrtarë Policorë të Njësisë së Hetimeve, në kuadër të këtij stacioni, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin B. D., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1992)”, njofton Policia e Kosovës.

Në njoftimin e policisë thuhet se në posedim të të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe 30 copë fishekë, të cilat ai i posedonte në mënyrë të paautorizuar.

“Me vendim të prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore), i dyshuari është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rasti ‘kanosje’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’”, thuhet tutje në njoftimin e PK-së.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika