Arrestohet i dyshuari në Gjilan për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person me inicialet L.C. me dyshimin se i njëjti ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person me inicialet L.C. me dyshimin se i njëjti ka hedhur një granatë dore dhe ka shtënë me armë zjarri në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit.

“Zyrtarët policor në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit kanë kryer edhe një kontrolle në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe konfiskuar një (1) armë e llojit TT e cila dyshohet se është përdorur në rast”, njofton Policia.

Tutje njoftohet se i dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe nga prokurori i shtetit është lëshuar vendimi mbi ndalimin për 48 orë, ndërsa ndaj tij do të ngritet kallëzim penal për veprat penale “Shkaktim i rrezikut te përgjithshëm’’ dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’.

Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, me datën 28.07.2023 rreth orës 01:50 ka pranuar informacion se në oborrin e një diskoteke në qytetin e Gjilanit ka të shtëna me armë zjarri.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë e armës si dhe një granatë dore e cila ishte e pa shpërthyer.

Mes tjerash njoftohet se nga ana e zyrtarëve policor është bërë sigurimi i vendit të ngjarjes ndërsa mjeti i pa shpërthyer është menaxhuar dhe është asgjësuar pa asnjë pasojë nga njësiti për deminim i Policisë së Kosovës.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika