Një person është arrestuar të hënën në Gjilan, nën dyshimin se ka kryer një sulm seksual ndaj një gruaje.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, viktima ishte raportuar më herët si person i zhdukur.

Rasti dyshohet të ketë ndodhur më 12 maj, rreth orës 07:40 të mëngjesit.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar dhe ndodhet në mbajtje.

“Gjilan / 12.05.2025 – 07:40. Pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me rastin, më 19.05.2025 njësitë e Hetuesisë kanë identifikuar personin e dyshuar mashkull kosovar i cili dyshohet se e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare e cila ishte e paraqitur si person i zhdukur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”.