Një person është arrestuar në Gjilan pasi dyshohet se sulmoi fizikisht familjarët e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për t’i sulmuar babanë, nënën dhe motrën e tij”, njofton policia.

Sipas familljarëve, i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje.

“Gjilan, 16.06.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka fyer dhe iu ka vërsulur për t’i sulmuar babanë, nënën dhe motrën e tij, po ashtu i dyshuari ka thyer disa pjata. Sipas familjarëve, i dyshuari është përdorues i substancave narkotike dhe përsëritës i dhunës në familje”, thuhet në njoftim.