Arrestohet i dyshuari në Prizren për kanosje të policëve gjatë shqiptimit të gjobës në trafik

Një i dyshuar është arrestuar në Prizren pasi i njëjti dyshohet se gjatë shqiptimit të gjobës në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë

Ilustrim

Një person është arrestuar në mbrëmjen e së shtunës në Prizren, nën dyshimin se ka kanosur zyrtarët policorë.

Siç thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik ndaj të dyshuarit në fjalë.

I dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prizren / 11.05.2024 – 22:58. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer zyrtarët policorë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika