Arrestohet i dyshuari për dhënie ryshfeti në Bërnjak

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një shtetas serb është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë kufitarë në Pikë Kalimin Kufitar në Bërnjak.

Policia e Kosovës ka njoftuar se rasti është trajtuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Veriut.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Mitrovicë Veri, ka pranuar informatë se në Pikë Kalimin Kufitar Bërrnjak i dyshuari mashkull, shtetas serb, ka tentuar t’u japë ryshfet zyrtarëve policorë kufitarë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, pas pranimit të informatës janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të menjëhershme policore, ku me udhëzim të prokurorit kompetent i dyshuari i lartcekur dhe dy dëshmitarë janë intervistuar”, thuhet më tej në njoftim.

Gjatë veprimeve policore, nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht një bankënotë, e cila dyshohet se ishte destinuar për t’u dhënë si mito zyrtarëve policorë.

“Nga i dyshuari është sekuestruar përkohësisht bankënota që dyshohet se i dyshuari ka tentuar t’i jap si mito zyrtarëve policor”, njofton Policia e Kosovës.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika