Arrestohet i dyshuari për përfshirje në aksident trafiku me fatalitet në magjistralen Mitrovicë- Prishtinë

Në një incident të rëndë trafiku, një shofer kamioni është arrestuar si i dyshuar për përfshirje në një aksident fatal që ndodhi më 5 janar 2024. Aksidenti, i cili rezultoi në vdekjen e një këmbësori, ndodhi rreth orës 16:43 në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë, në fshatin Stanovc

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Është arrestuar personi i dyshuar për përfshirjen në aksident trafiku i cili rezultoi të jetë fatal për një këmbësor.

“Si rezultat i hetimeve intensive, hetuesit e Njësisë së Trafikut Rrugor, kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin shoferin e automjetit transportues (kamion) i cili dyshohet për  përfshirje  në  aksident trafiku me pasojë fataliteti  i ndodhur dje me datën 5 janar 2024, rreth orës 16:43, në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në fshatin Stanovc, ku ka humbur jetën viktima (këmbësori) mashkull Kosovar”, thuhet në njoftimin e policisë.

I dyshuari pas aksidentit ishte larguar nga vendi i ngjarjes dhe nuk ishte ndalur fare.

Këtë për Portalin Dukagjini e kishte konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Nga informacionet e para dyshohet për aksident trafiku. Bëhet fjalë që një kamion e ka goditur një këmbësor dhe si pasojë e ka humbur jetën. Në bazë të informacioneve të para, kamioni nuk është ndalur në vend të ngjarjes”, ka thënë Zahiti.

Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit iu është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika