Arrestohet i dyshuari për shantazh ndaj një personi në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se për disa vite kishte shantazhuar një viktimë, duke i kërkuar para. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se deri më tani i kishte dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar […]
Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar një person nën dyshimin se për disa vite kishte shantazhuar një viktimë, duke i kërkuar para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima dyshohet se deri më tani i kishte dhënë të dyshuarit një shumë të konsiderueshme parash.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.















