Jarinje: Arrestohet i dyshuari për sulm me armë zjarri ndaj zyrtarit policor, rast ky i kryer kohë më parë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, “vrasje e rëndë (në tentativë)”. “Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.12.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, “vrasje e rëndë (në tentativë)”.
“Policia e Kosovës, gjatë realizimit të detyrave zyrtare, sot, më 09.12.2022, rreth orës 15:00, në Jarinje ka arritur të identifikojë dhe të ndalojë të dyshuarin M.A. (m/s/k), i cili ishte në kërkim. Personi i ndaluar është i dyshuar për përfshirje në sulm me armë zjarri ndaj personave zyrtar, ‘vrasje e rëndë (në tentativë)’, rast ky i kryer kohë më parë”, thuhet në njoftim e Policisë.
Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimet dhe aktivitetet e saja në realizimin e objektivave policore, përfshirë edhe arrestimin dhe vënien para drejtësisë të personave të kërkuar edhe ky arrestim dëshmon se askush nuk mund t’i ikë drejtësisë dhe herët a vonë do të përballet me forcën e ligjit.
Me autorizim të prokurorit kompetent i dyshuar është dërguar në mbajtje.















