Arrestohet i dyshuari për sulm ndaj lojtari gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme hetimore pas një incidenti të ndodhur më 25 prill 2025, gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq. Sipas njoftimit zyrtar, viktima e këtij sulmi, lojtari me inicialet B.J., është identifikuar dhe intervistuar në prani të prindit të tij. Një ditë më pas, sot(e shtune) më 26 prill, është […]
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të menjëhershme hetimore pas një incidenti të ndodhur më 25 prill 2025, gjatë një ndeshjeje futbolli në Obiliq.
Sipas njoftimit zyrtar, viktima e këtij sulmi, lojtari me inicialet B.J., është identifikuar dhe intervistuar në prani të prindit të tij.
Një ditë më pas, sot(e shtune) më 26 prill, është identifikuar dhe intervistuar edhe i dyshuari, M.K., i lindur në vitin 1978.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti penal për veprën penale “Sulmi”, dhe i dyshuari është ndaluar për 48 orë. Autoritetet janë duke vazhduar hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.















