Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Ferizaj

Të mërkurën e 20 korrikut, Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për sulm seksual ndaj të miturës 13-vjeçare, i cili ishte në kërkim që nga 14 korriku

Ilustrim

Me datën 14.07.2022 rreth orës 18:30, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në një rrugë në Ferizaj ishte një rast i sulmit seksual, ku një person kishte sulmuar seksualisht një të mitur ( F/K) të moshës 13-vjeçare dhe kishte ikur në drejtim të panjohur.

“Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marrë veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe në rast janë kyçur Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët nën autorizim të Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë nisur hetimet në kërkim të personit të dyshuar”, thuhet në postimin e Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës ka thënë se pas një pune intenzive hetimore, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin.

Arrestimi i të dyshuarit T.D (M/K) i moshës 30 vjeçare është bërë të mërkurën e 20 korrikut në orën 11:00 nën dyshimin se ka kryer veprën penale ” Sulm seksual”.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit nga hetuesit rajonalë, në prani edhe të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të rastit, është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është cilësuar “Sulm seksual”.

 

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika