Arrestohet i dyshuari për sulm seksual në Podujevë, lirohet në procedurë të rregullt pas intervistimit
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sulm seksual” ndaj një viktime femër kosovare. Sipas njoftimit zyrtar, pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në […]
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Podujevë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “sulm seksual” ndaj një viktime femër kosovare.
Sipas njoftimit zyrtar, pas arrestimit dhe intervistimit të të dyshuarit, me vendim të prokurorit kompetent, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti do të vazhdojë të trajtohet në procedurë të mëtejshme hetimore.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.















