Arrestohet i dyshuari për sulmin me granatë në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar së është arrestuar një person i dyshuar për sulmin me granatë dore në shtëpinë e kryesuesit të Bordit të Trepçës

Policia e Kosovës
Policia e Kosovës

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të dyshuar për sulmin me granatë dore në oborrin e shtëpisë së kryesuesit të Bordit të Trepçës, Bahri Hyseni, i cili ndodhi javën e kaluar.

Pas një hetimi intensiv, personi i dyshuar me iniciale F.B. është ndaluar dhe është i dyshuar për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kryeprokurori i Prokurorisë së Mitrovicës, Ismet Ujkani, ka konfirmuar lajmin për portalin Dukagjini.

Ndaj personit të dyshuar pritet të paraqitet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente, përkatësisht për të vendosur nëse ai duhet të mbahet në paraburgim deri në fillimin e procesit gjyqësor.

Shtëpia e kryesuesit të Bordit të Trepçës u sulmua me një mjet shpërthyes mbrëmjen e 30 gushtit.

Hetimi intensiv i prokurorisë dhe bashkëpunimi me policinë çoi në arrestimin e personit të dyshuar.

Megjithëse kanë qenë në shtëpi, sipas Hysenit, nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes, Hyseni ka thënë se kanë shkuar edhe pjesëtarët e policisë.

Për RTV Dukagjinin, zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë treguar se janë dy vetura të dëmtuara dhe një pjesë e shtëpisë, derisa janë duke vazhduar hetimet për llojin e mjetit shpërthyes dhe motivet e mundshme.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika